Skip to content

Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Maestro Zhani Ciko në emisionin ‘Kjo Javë” në News24 u shpreh se Parashqevi Simaku mund të rikthehet si këngëtare, por edhe si aktore.

Ciko tha se kur të shplodhet, Parashqevi Simakun mund ta shohim jo thjesht si këngëtare,por edhe si një aktore.

Related article  G Bani fyen rëndë Rozanën! Gjatë debatit teksa i përmend edhe nënën e vdekur

“Ajo mund të jetë edhe një aktore, mund të xhirojë një film të sajin, për historinë e saj, por edhe të këndojë këngët e repertorit të saj, ose këngë të reja”, tha Ciko.

Related article  Vrau kushëririn, pse ndodhi krimi i tmerrshëm në Shkodër

Dhe përsa i takon komenteve të fundit mbi Parashqevi SImakun, Ciko tha se janë disa njerëz që kanë marrë flamurin e atyre që njohin gjithçka, që dinë çfarë ndodh mbi jorgan dhe nën jorgan.

“Më lëndojnë kur lidhin Parashqevinë me gjithë Sigurimin e shtetit apo shtetin e asaj kohe. Duket sikur Sigurimi apo shteti i asaj kohe, ishte në shërbim apo në mbështetje të Parashqevisë. Nuk është kështu, të mos i hiperbolizojmë gjërat kur s’janë ashtu”, tha Ciko.

Related article  “Sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn në Tiranë”/ Deklarata befasuese

 

Published inShowbizz