Skip to content

E FORTE! Ja si e quan Edlira Cepani, protesten per Zvernecin: “Ata jane…”

Edlira Çepani, juriste dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, foli për Euronews në lidhje me protestën, duke i quajtur të jashtëzakonshme, jo vetëm në pamje, por edhe në vetëdije dhe guxim për të folur kundër padrejtësive.

Ajo e quajti si “pika e fundit e gotës që mbushet dhe derdhet”, pra si një shpërthim i natyrshëm pas një periudhe të gjatë padrejtësish. Nuk është një veprim i izoluar, por një reagim i domosdoshëm.

Related article  Trump wanted to arrest 3,000 immigrants per day. He did not understand one very important thing.

“Ju shqiptarët jeni ndër më të bukurit në botë, të rinj të jashtëzakonshëm. Këto ditë kam parë fëmijë të mrekullueshëm, prindër të jashtëzakonshëm që u mësojnë fëmijëve të tyre të kenë zë, si dhe të rinj që janë vetëdijësuar për të drejtën dhe fuqinë që kanë.

Related article  Grandmother and two children narrowly escape powerful explosion beneath their feet (video)

Për ne si aktivistë, kjo është një nga trashëgimitë më të bukura që mund t’i lëmë këtij vendi, sepse ata të rinj, për çdo arsye, janë më të bukurit dhe më të zgjuarit.

U them faleminderit, sepse na kanë frymëzuar të gjithëve dhe u kanë dhënë një shuplakë atyre që nuk flasin kundër padrejtësive që u bëhen.

Related article  'U nis per te takuar femijet', Vrasja e 24-vjecares, nena i ngriti kurth rruges. Arsyeja pse u nda nga burri

Kjo nuk është një protestë që bëhet vetëm për një gjë të vetme, kjo është pika e fundit e gotës që mbushet dhe derdhet, sepse nuk ka ku shkon më. Ata po na japin një leksion.”- tha

Published inNEWS