Skip to content

‘U nis per te takuar femijet’, Vrasja e 24-vjecares, nena i ngriti kurth rruges. Arsyeja pse u nda nga burri

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur në 22 shkurt në Tiranë.

Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës.

Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por ka qenë një lajm i publikuar nga BalkanWeb ai që i ka ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.

Related article  Girlfriend of Pennsylvania Dentist Who Killed Wife on Safari Breaks Her Silence from Jail in New Interview

Sipas tyre, 24- vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte.

Udhëtimi fatkeq që solli dhe largimin e saj nga kjo botë, duket se e kishte startin në dëshirën e një nëne për të takuar dy fëmijët e saj të cilët pas divorcit, jetonin me të atin, rregull ky i ligjeve të Libanit.

Related article  These are the consequences of sleeping with g…

Ngjarja:
Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

Related article  Federal judge blocks Trump

Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjeçaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Published inNEWS