Skip to content

Ndodh gjatë natës/ Banori i ri puth Eglin, tërbohet Gjesti (Video)

Mbrëmjen e djeshme, Big Brother VIP Albania pati një mbrëmje dinamike, ku Indriti u eliminua pas një nominimi të fortë, ndërsa shtëpisë iu bashkuan katër banorë të rinj: Kelly, Vserlo, Rizarta dhe Ola.

Por vetëm pak minuta pas hyrjes, Vserlo arriti të krijonte një debat të fortë me Gjestin.

Related article  Why sleeping with one foot out might be the key to rest

Gjithçka nisi kur Gjesti i tha se kishte një energji negative, çka e irritoi banorin e ri. Vserlo filloi t’i afrohej në mënyrë provokuese Gjestit, duke i qëndruar shumë pranë fytyrës dhe duke tentuar ta nxjerrë nga vetja.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte veprimi i papritur i Vserlos: ai e puthi Eglin në faqe, gjë që shkaktoi një reagim nga Gjesti.

Related article  'Valbona ka te dashur jashte', Shqipja dhe Valbona zihen keq jashte: Me ka kercenuar vellai i saj... (video)

Pas kësaj, Gjesti debatoi me Eglin, duke e pyetur pse e lejoi Vserlon t’i afrohej aq shumë, çka u duk si shenjë e qartë xhelozie. Gjesti i përmendi Eglit edhe një tjetër moment të afërt mes saj dhe Vserlos.

Por më vonë, kur u larguan nga sytë e banorëve, Egli dhe Gjesti filluan të qeshnin së bashku, duke treguar se gjithçka kishte qenë një strategji loje për të krijuar tensione mes banorëve të tjerë.

Related article  Teenage heartthrob left Hollywood to focus on family

Published inNEWS