Skip to content

Nate e zeze ne vend, tjeter ngjarje e rende ne kryeqytet me dy viktima dhe nje te plagosur rende

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. dhe A.G., të dy të lindur në vitin 1979.

Related article  Gjesti flet për ish-partneren, Diellzën: Unë ndihem në borxh me të…

Në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, me inicialet F.G. (e lindur në vitin 2006), e cila është transportuar me urgjencë në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related article  Rrezikon burg kush mbron Elvis Shkambin në komente! Ja çfarë parashikon neni i ri në Kodin Penal

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare.

Related article  “Po m’rreh zemra si valë deti”/ Parashqevi Simaku rrëqeth me zërin e saj
Published inShowbizz