Skip to content

Miqësi strategjike/ SPAK kontrollon shtëpinë e Gaz Pajes, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët e BKH-së kanë kryer një kontroll në një banesë që, sipas burimeve, i përket aktorit të njohur Gaz Pajës. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se banesa rezulton të jetë blerë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Related article  SPAK dhe agjentet e BKH zbarkojne ne Fier, cfare po ndodh ne zonen e nxehte elektorale

Lajmi u bë i ditur nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Ai theksoi se, megjithëse SPAK e ka zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor, kontrollet për çështjet që janë ende nën hetim vijojnë me intensitet.

Related article  Familja e përzuri prej dashurisë së ndaluar, Behija: Solla në jetë djalin, kurse ai më la!

“Para dy orësh është kontrolluar një banesë një kat më lart me banesën e Erion Veliaj. Hetimet janë në vazhdim dhe ndonëse zgjedhjet janë afër, për raste të veçanta SPAK nuk po ndalet,” deklaroi Karamuço.

Related article  Prekëse! Momenti kur babai mëson se vajza e tij është shëruar nga sëmundja e rëndë ( Video )

Burime të pa konfirmuara zyrtarisht flasin për një lidhje midis përdorimit të kësaj banese nga ana e aktorit dhe marrëdhënieve të tij me figura të njohura të politikës.

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e kontrollit, ndërsa reagime nga Veliaj apo Paja nuk ka pasur deri tani./Oranews/

 

Published inLajme