Skip to content

SPAK dhe agjentet e BKH zbarkojne ne Fier, cfare po ndodh ne zonen e nxehte elektorale

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe oficerë të Policisë së Fierit, ka zhvilluar një mision monitorimi dhe vëzhgimi në disa zona të qarkut Fier, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Një nga zonat ku është ndalur ekipi hetimor është bashkia Roskovec, ku janë kryer verifikime të imtësishme mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

Së bashku me Kllapin, në terren ndodhet edhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, e cila është caktuar me detyrë për të ndjekur nga afër situatën në këtë qark, si pjesë e masave të marra nga Prokuroria e Posaçme për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

Related article  Si u vrɑ i mítʋrí – Publikohen pamjet trondítëse – VIDEO

Deri në këto momente, nga SPAK nuk janë evidentuar shkelje të rënda apo ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor në zonat e mbuluara nga prokurorët e Posaçëm. Megjithatë, prezenca e tyre në terren do të vijojë edhe gjatë fazës së numërimit të votave, në përpjekje për të parandaluar çdo tentativë për manipulim apo intimidim të zgjedhësve.

Related article  Histori tronditese ne Tirane! i vdekuri ‘ngrihet’ pas 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin, ja sa leke mori (Video)

Nga ana tjetër, Prokuroria pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka regjistruar deri më tani pesë procedime penale të hapura për vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore, edhe pse detajet konkrete mbi natyrën e këtyre shkeljeve nuk janë bërë ende publike.

Strukturat hetimore kanë ngritur grupe pune në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, të cilat janë të pozicionuara në pika kyçe të qarkut për të ndjekur në kohë reale çdo indicie apo denoncim që mund të lidhet me shit-blerjen e votës, pengimin e votuesve apo presione të paligjshme ndaj komisionerëve.

Related article  Skandal në Big Brother/ Laert Vasili ofendon rëndë muslimanët (VIDEO)

Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të çdo qytetari për të denoncuar raste të dyshimta, ndërsa janë zotuar për një ndjekje pa kompromis të çdo rasti që bie ndesh me Kodin Penal dhe ligjin zgjedhor.

Published inLajme