Skip to content

E trishtë! Shuhet mësuesja e madhe shqiptare që formësoi brezat e rinj! Ja çfarë bënte ajo për emigrantët

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta në një moshë të re mësuesja e gjuhës shqipe në Athinë, shqiptarja Junila Pëllumbi Lala.

Lajmi i kobshëm u mësua nga reagimi i bërë në rrjet nga faqja “Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi”.

Junila do të mbahet mend për përkushtimin e palodhur, profesionalizmin, fisnikërinë dhe dashurinë e madhe që tregoi në misionin e saj për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës.

Ajo ka kontribuar edukimin e brezave të rinj dhe në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar larg atdheut.

Related article  Officials finally think they know origin of hantavirus outbreak on cruise that caused three deaths

Largimi i saj në mënyrë të parakohshme ka lënë pas një plagë të pashërueshme.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Lala për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi i faqes “Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi”

Me dhimbje të thellë,

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi njofton ndarjen nga jeta të anëtares së saj të nderuar, Junila Pëllumbi Lala, mësuese e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Rreze drite”, Athinë.

Related article  'Evil' woman left bucket with boyfriend's murdered 6-year-old on lawn of victim's mom

Largimi i saj i parakohshëm ka tronditur mbarë komunitetin tonë arsimor. Junila do të kujtohet për përkushtimin e palodhur, profesionalizmin, fisnikërinë dhe dashurinë e madhe që tregoi në misionin e saj për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës. Me punën e saj, ajo kontribuoi në edukimin e brezave të rinj dhe në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar larg atdheut.

Si kolege dhe anëtare e Lidhjes sonë, ajo gëzonte respektin dhe vlerësimin e të gjithëve. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat e nxënësve, prindërve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Related article  When A Man Kisses You with His Tongue, Here’s What It Means

Në këto çaste të vështira, Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj dhe gjithë të afërmve .

U prehtë në paqe!

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e saj!

Me respekt dhe dhimbje,

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Published inNEWS