Skip to content

Temperaturat minimale deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Prej disa ditësh duket se temperaturat kanë pësuar ulje, të shoqëruara me reshje shiu e madje sot në qarkun e Korçës, më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, janë regjistruar edhe reshje dëbore.

Toger Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Ditën e enjte, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe të dobët. Megjithatë, do të ketë edhe reshje dëbore, kryesisht në juglindje-verilindje dhe në lindje të territorit, në lartësitë mbi 1000 m.

Related article  Panik në ajër! Pasagjerët hidhen nga avioni i Ryanair (VIDEO)

Sa i përket fundjavës, ditën e premte parashikohet një situatë e qëndrueshme meteorologjike. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu.

Related article  Pse duhet bërë s*ks në mëngjes dhe cilat janë 9 përfitimet e pabesueshme që sjell

Ditën e shtunë dhe atë të diel, moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm dhe me reshje të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug dhe në qendër të territorit.

Edhe për ditën e hënë parashikohet mot kryesisht i paqëndrueshëm. Nga dita e martë e në vijim do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm, me kthjellime dhe zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara në relievet malore të territorit.

Related article  Raporti sekret, Adriatik Lapaj pastroi paratë e vjehrrit dhe i vuri ne emrin e babait, detaje nga...

Reshjet e dëborës do të jenë prezente vetëm për ditën e nesërme. Do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash edhe për ditën e premte, sidomos në zonat malore. Parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -3°C. Në zonat e ulëta parashikohen temperatura deri në 0°C, ndërsa për zonat bregdetare priten vlera minimale deri në 4°C./tvklan

Published inLajme