Skip to content

Goditjet e fundit ndaj Iranit, Netanyahu bën paralajmërimin e fortë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme.

Duke folur nga selia e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Kirya, Tel Aviv, Netanyahu tha se ka dhënë udhëzime për vazhdimin e fushatës ushtarake kundër Iranit, pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe kreun e shërbimit sekret Mossad.

Related article  Uroi Fiter Bajramin, komentuesit shpërthejnë ndaj Veliajt: Ku ke Zot ti more hajdut!

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit me forcë gjithnjë e më të madhe, dhe kjo do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim,” u shpreh ai.

Related article  SHBA në luftë me Iranin, publikohen pamjet e shpërthimit të bombave GBU-57 mbi impiantet bërthamore

Ai foli për viktimat, ku tha “Zemra ime është me familjet e të prekurve. ” shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Izraeli po përdor “të gjithë forcën e IDF” në një fushatë që, sipas tij, synon të sigurojë ekzistencën dhe të ardhmen e vendit./Top Channel

Related article  Partia Demokratike në zi, ndërron jetë ish-kryebashkiaku
Published inLajme