Skip to content

‘Mbajti te fshehte…’ Artan Hoxha godet SPAK, tregon sesi e ndihmoi PS per te fituar

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në ‘Çim Peka LIVE’ një skandal të madh ku është i përfshirë prokuroria speciale e SPAK.

Gjatë bisedës në SYRI TV, Hoxha u shpreh se, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga SPAK që para zgjedhjeve, por SPAK e ka fshehur këtë lajm.

E siç duket, SPAK në këtë mënyrë ka vendosur që ti bëjë një tjetër nder Edi Ramës, duke i fshehur lajmin e akuzës së Benet Becit.

Related article  Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, justifikohet ish-banorja e BB: Ja pse e tërhoqa nga flokët! (Foto)

‘Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.

Related article  Rrallë e përmallë! Çiljeta ndan foto me Alban Hoxhën dhe një dedikim romantik

Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.

Related article  Izraeli nuk ndalohet, Netanyahu njofton vendimin: Tani do pushtojmë...

Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre.

Dhe prandaj ne sot kemi këtë rezultat, që ka defektet më të mëdha’, tha Artan Hoxha në SYRI TV.

Published inLajme