Skip to content

Lajmi i fundit, Arrestohet dhe lirohet pas disa oresh ish deputeti shqiptar, dalin detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe pasi u ndalua sot në pikën kufitare në Merdar, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Related article  Të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen rreth gjoksit të saj! Si qëndron e vërteta, përgjigjet aktorja

Ministria e Jashtme njofton se Agusholli tashmë ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit të planifikuar në Slloveni.

MPJD shprehu shqetësim për ndalime të tilla, duke i cilësuar ato si praktika represive nga Serbia që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

Related article  Plas keq tek demokratët, Berisha akuzona hapur…

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Related article  E rende! Plas sherri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi 'gjakderdhjen'
Published inLajme