Skip to content

Të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen rreth gjoksit të saj! Si qëndron e vërteta, përgjigjet aktorja

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të sinqertë dhe shumë personal gjatë një sesioni “Ask me a question” në Instagram, ku iu përgjigj pa komplekse një prej pyetjeve më të përsëritura nga fansat e saj: A është gjoksi yt natyral apo ke bërë ndërhyrje?

Olta, e cila njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe për mënyrën e lirshme me të cilën komunikon me ndjekësit, nuk e shmangu pyetjen, përkundrazi, e priti me sportivitet dhe dha një përgjigje mjaft të sinqertë:

Related article  Nuk flet me nënën prej 8 vitesh, e ëma e banorit të Big Brother shokon me deklaratën

“Po, nuk kam asgjë të bërë. Kam shumë qejf ta zvogëloj, sepse po më kthehet në lodhje të shpinës dhe të qafës, por do pres, sepse kam besim që do zvogëlohet vetë. Zeo ka vetëm 4 muaj e pak që e ka lënë gjirin dhe ende nuk jam stabilizuar në trup.”

Deklarata e saj ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave rozë dhe të fansave, të cilët e kanë komplimentuar për sinqeritetin dhe për mënyrën realiste me të cilën flet për ndryshimet në trupin e një gruaje pas shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji.

Related article  “Ramazan Mataj i çonte video intime bashkëshortëve të motrës së autorit”, gazetari: Pas ndarjes nga partneri i tretë, u rikthye me viktimën

Duhet theksuar se Olta Gixhari njihet për format e saj trupore tërheqëse dhe për prezencën e saj të spikatur në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto provokuese që nuk i lënë vend imagjinatës. Ndjekësit e saj në Instagram janë të shumtë dhe e ndjekin jo vetëm për karrierën e saj si aktore, por edhe për sharmin dhe stilin e jetesës që ajo përcjell në mënyrë autentike.

Related article  'Nje Gjest...' Befason Xheneta, bën një tjetër tatuazh me emrin qe nuk e priste askush (Video)

Kjo deklaratë e fundit tregon edhe njëherë se Olta nuk ka frikë të jetë e hapur për trupin e saj dhe për sfidat që sjell amësia, duke i bërë shumë gra të ndihen të përfaqësuara dhe të pranuara në ndryshimet që përjetojnë pas lindjes së një fëmije.

Published inLajme