Skip to content

LAJM I FUNDIT – Ndahet nga jeta ish kryeministri shqiptar

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim dhe një figurë e rëndësishme politike e vendit, ka ndërruar jetë të martën në moshën 78-vjeçare. Lajmi i hidhur ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në diasporë.

Raportohet se Bukoshi vuante nga një sëmʋndje e rëndë, detajet e së cilës nuk janë bërë publike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e Bukoshit, duke thënë se e mori lajmin me “dhimbje të thellë”. Ajo e ka përshkruar Bukoshin si një “mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”, duke theksuar kontributin e tij të pashlyeshëm në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik.

Related article  Jo vetëm Veliaj, edhe deputetja e PS-së në hetim. Emri

Bujar Bukoshi, i cili ishte mjek urolog, profesor universiteti, ka shërbyer si kryeministër i Kosovës në mërgim nga viti 1991 deri në vitin 1999, në një periudhë kyçe për lëvizjen politike të Kosovës për pavarësi. Ai ka qenë një pjesëmarrës aktiv në këtë lëvizje dhe ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Related article  Habit Egli Tako: “Më tremb Gjesti se më kujton Olsin (ish-partnerin)…” (Video)

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Bukoshi ka mbajtur disa poste të rëndësishme politike, duke përfshirë atë të deputetit në Kuvendin e Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministrit.

Bujar Bukoshi lindi në Suharekë në vitin 1947. Ai përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd në vitin 1971 dhe më vonë, në vitin 1985, mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Berlin. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar si mjek dhe profesor universitar në Prishtinë.

Related article  Izraeli ben goditjen me te madhe ndaj Iranit, vret gjeneralet dhe godet bazen e...

Bujar Bukoshi la pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan dhe Taulant. Humbja e tij konsiderohet një humbje e madhe për skenën politike dhe mjekësore të Kosovës.

Published inLajme