Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me Gjestin. Dyshja duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë.
Mirëpo pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i është drejtuar Livias se Gjesti po ia kujton Olsi Bylykun, ish-partnerin, me të cilin ka qenë bashkë për shumë vite.
“Po më kthen shumë në kohë Gjesti. Po më kujton Olsin”, u shpreh ajo fillimisht.
Tutje theksoi: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”.
Pritet të shihet në vazhdim nëse do të nisë një lidhje dashurie mes tyre.
Published inLajme
