Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet, kryebashkiaku zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Zbardhen akuzat

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Roshi u paraqit sot në ambientet e SPAK-ut, i shoqëruar nga avokati i tij, ku iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”. Kjo akuzë lidhet me një kallëzim të depozituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në vitin 2015 për parregullsi të konstatuara në tenderat e zhvilluar gjatë kohës që Roshi drejtonte Bashkinë e Kavajës.

Sipas kallëzimit të KLSH-së, Elvis Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë të bashkisë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh nëpërmjet tenderave për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Shkeljet u zbuluan pas një auditi të KLSH-së në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Auditi renditi 12 tendera të dyshimtë, kryesisht për rikonstruksionin e qendrës, rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në dy raste, KLSH akuzoi bashkinë për standard të dyfishtë në vlerësimin e ofertuesve, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Për tre tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët ishte skualifikuar padrejtësisht për shkak të llogaritjes së gabuar të ofertës.

Related article  Vdekja e 12-vjeçarit/ "S’e trajtuan si duhej! Nga mjekimet". “Djali shtrëngoi gjoksin, e mora për ta çuar tek Pediatria, por...

Një procedim penal për këtë kallëzim ishte regjistruar në vitin 2017 në Gjykatën e Posaçme për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, por pa autor të njohur në atë kohë. Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Roshit, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalonte për kompetencë SPAK-ut.

Related article  Arti në zi, shuhet një nga më shquarit e botës!

Kujtojmë se më 17 maj, SPAK sekuestroi celularin e Elvis Roshit dhe ushtroi kontroll personal ndaj tij nën dyshimin për korr’upsion në zgjedhjet e 11 majit. Kjo ndodhi ndërkohë që Roshi ishte aktiv në fushatën elektorale në Kavajë për kushëririn e tij, Elton Roshi, i cili kandidoi për koalicionin PD-ASHM të Sali Berishës.

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta biznesmeni milioner, semundja nuk e fali (Foto)
Published inLajme