Skip to content

E bujshme! Kritik i EGER i qeverisë, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.

Related article  Ilnisa Agolli konfirmon romancën e re me milionerin për Shën Valentin dhe “thumbon” ish-in(Foto)

Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.

Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.

Related article  TRONDITESE - Modelja e njohur rrëfen tmerrin në Dubai: Më thyen shtyllën kurrizore sepse u thashe...

Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.

Related article  Aksident i tmerrshëm! Humb jetën fëmija

“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.

Published inShowbizz