Skip to content

Ilnisa Agolli konfirmon romancën e re me milionerin për Shën Valentin dhe “thumbon” ish-in(Foto)

Edhe pse ndarja e saj me moderatorin Meriton Mjekiqi është ende e freskët, gazetarja Ilnisa Agolli ka lënë të kuptohet se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, ajo është shfaqur e rrethuar me tullumbace në formë zemrash, lule, çokollata dhe një arush të madh, duke ngritur dyshime se ka një tjetër mashkull në krah.

Related article  Tragjedi në Alpe, vdesin 6 turistë

Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka bërë këto dhurata, mbishkrimi i saj “Të zgjasë sa të dojë” duket si një thumb për marrëdhënien e saj të shkurtër me Meritonin.

Related article  Foto që se keni parë kurrë më parë, një Miss i vërtet. Publikohet për herë të parë foto e Parashqevisë kur ishte e re

Nga ana tjetër, edhe jeta private e moderatorit nga Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes. Prej kohësh përflitet për një romancë të tij me modelen e njohur, Iren.

Në një intervistë të fundit, kur u pyet për këtë lidhje, Meriton nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la vend për interpretime duke thënë: “Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

Related article  E fundit! Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar (FOTO)

Ndërkohë, ai ka konfirmuar përfundimisht ndarjen me Ilnisën, duke pranuar se nuk kanë më kontakte dhe madje as nuk janë uruar për festat e fundvitit.

Published inShowbizz