Skip to content

Krimi në Shkodër/ U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve (Foto)

Personat në foto janë Kolë Manaj ë viktima e krimit të pasionit që ndodhi sot në Shkodër dhe , Anila Prendushi 44 vjeç e cila i ka mbijetuar plagëve, pasi bashkëjetuesi e qëlloi me armë zjarri në kokë.

Anila Prendushi është nënë e 3 fëmijëve dhe ishte  e divorcuar.

Related article  Ndodh e pa mendueshmja - Prokurorët ‘sherr’ me njeri-tjetrin në sallën e gjyqit

Raportohet se Anila së bashku me Kolë Manaj bashkëjetonin prej 5 vitesh.

Nga hetimet paraprake, rezulton se automjeti ku ndodhi ngjarja nuk ka dëmtime të jashtme nga arma e zjarrit, ndërsa brenda tij është gjetur një pistoletë.

Anila punon si edukatore dhe ngjarja ka ndodhur ne brendësi te automjetit tip ‘Tiguan’, që është në pronësi të 44-vjeçares.

Viktima dhe e plagosura mësohet se nuk janë banorë të zonës. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve nga Spitali i Shkodrës, Anila Prendushi (Ndoka) ka një plumb në kokë dhe ndodhet ne reanimacion ndërsa 34-vjecvari Kole Manaj ka humbur jetën.

Related article  'Na dhemb zemra, oj nanë...', veteranët e UÇK-së reagojnë ashpër pasi u largua flamuri në Air Albania

Published inLajme