Skip to content

Ndodh e pa mendueshmja – Prokurorët ‘sherr’ me njeri-tjetrin në sallën e gjyqit

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot seanca e rigjykimit të çështjes së Festim Bexhdilit, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili, kopshtar në resortin “Golden” në Shijak, i cili dyshohet të ketë qenë vendi ku Jan Prenga u mbajt peng dhe më pas u zhduk, po rigjykohet në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë që prishi dënimin e mëparshëm me burgim të përjetshëm dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Seanca e sotme u shënua nga një përplasje e dukshme mes prokurorëve të SPAK në lidhje me dënimin që duhet të marrë Bexhdili. Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi nga Apeli lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për dënimin me burgim të përjetshëm të Bexhdilit, duke argumentuar se vendimi i shkallës së parë është i bazuar në ligj dhe prova. Kaçkini theksoi se rrëmbimi i Jan Prengës ishte i paralajmëruar, pasi viktima ishte ndjekur për disa ditë. Sipas saj, kompleksi “Golden” ishte paracaktuar si vend nga ana e autorëve, ndërsa lëvizjet e Bexhdilit në ditën e ngjarjes dhe ndërveprimet e tij me persona të tjerë të përfshirë tregojnë për dijeni dhe rol aktiv në krim. Ajo shtoi se i pandehuri nuk ka shprehur asnjë pendesë.

Related article  Bënë për spital Genardin dhe babain, kush është 25-vjecarja që arrestoi policia

Në kundërshtim me kolegen e tij, prokurori Behar Dibra kërkoi nga trupi gjykues rikualifikimin e veprës penale dhe dënimin e Festim Bexhdilit me 20 vite burg. Dibra argumentoi se vepra penale e mbajtjes peng të Jan Prengës është pasojë e aktiviteteve të kryera në Angli nga një i pandehur tjetër në një procedim tjetër. Ai sugjeroi se prezenca e Bexhdilit në kompleks mund të ketë qenë e lidhur me punën e tij dhe lidhjen familjare me Altin Hajrin, një tjetër person i përfshirë. Dibra po ashtu vuri në dukje mungesën e provave të gjetjes fizike të trupit të Jan Prengës dhe shprehu dyshime nëse Bexhdili ka informacion të plotë për zhdukjen e tij.

Related article  "Kjo është vetëm faza e parë” - Çfarë po paralajmëron Rama?

Vetë i pandehuri, Festim Bexhdili, i pranishëm në sallën e gjyqit, vijoi të mohojë akuzat, duke u pajtuar me deklaratat e tij të dhëna në shkallën e parë. Ai tha se nuk është dakord as me akuzën për pengmarrje, as për vrasje, dhe pohoi se ndodhej në vendngjarje dhe veprimet e tij ishin të motivuara nga frika.

Related article  'Nxënësi i Tony Blair' Si arriti Edi Rama të poshteronte Kryeministrin e Anglise në skenën botërore, cfare fshihet pas emigranteve

Avokati mbrojtës i Bexhdilit, Ilir Murati, kërkoi pafajësinë e klientit të tij, duke u fokusuar në mungesën e provave konkrete që e implikojnë atë në ngjarje. Ai kritikoi prokurorinë për qëndrim të dyzuar dhe theksoi se nuk ka prova të forta për implikimin e Bexhdilit përtej faktit se ai ndodhej në kompleks dhe ka kryer disa veprime pas ngjarjes. Murati kujtoi vendimin e Gjykatës së Lartë për prishjen e dënimit dhe shpresoi në një vendim të drejtë nga Apeli.

Published inLajme