Skip to content

Konfirmon DASH: Ky është plani i Amerikës për Shqipërinë! A e besoni dot?!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në diskutime brenda një strategjie më të gjerë të Shteteve të Bashkuara për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar në SHBA.

Ky konfirmim vjen pas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit për të pranuar migrantët e dëbuar nga SHBA, kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor.

Në përgjigjen e tyre për REL-in, Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar drejtpërdrejt detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera lidhur me këtë strategji. Megjithatë, ata kanë theksuar se “partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”.

Related article  LAJM I FUNDIT - Tirana futet në karantinë për 3 ditë. Zbardhet vendimi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump mbetet një nga prioritetet kryesore. Sipas tyre, “largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”.

Related article  Ekskluzive/ Veliaj do lërë paraburgimin e Durrësit, mund të transferohet në...

Në përgjigje është theksuar gjithashtu se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është thelbësor për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për forcimin e sigurisë kufitare. Departamenti i Shtetit ka cituar deklaratën e Sekretarit të Shtetit, duke riafirmuar vendosmërinë e SHBA-së për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe për të forcuar kufijtë amerikanë, duke kërkuar nga çdo shtet të pranojë kthimin e shtetasve të vet pa bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.

Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit ka shtuar se në disa raste mund të ketë bashkëpunim edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.

Related article  Meta flet nga burgu trondit me pergjigjen se pse e hoqi avokatin e Berishes

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters raportoi, duke cituar Bloomberg News, se administrata Trump po ushtronte trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit për të pranuar migrantët e dëbuar. Po ashtu, në prill, Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e dëbimit të migrantëve në Moldavi, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit. Këto zhvillime tregojnë për një strategji aktive të SHBA-së për të menaxhuar çështjen e migrimit të paligjshëm nëpërmjet bashkëpunimit me vende të ndryshme, përfshirë edhe ato të Ballkanit.

Published inLajme