Skip to content

LAJM I FUNDIT – Tirana futet në karantinë për 3 ditë. Zbardhet vendimi

Policia e Tiranës ka njoftuar se do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve gjatë mbrëmjes së sotme, ditës së nesërme dhe ditës së shtunë në kryeqytet. Masat vijnë si rezultat i zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival” dhe ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të policisë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara sonte dhe nesër për shkak të festivalit janë:

Nga ora 22:00 e datës 5 qershor 2025 deri në orën 23:30 të datës 6 qershor 2025: Nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës. Rruga “Myslym Shyri”. Rruga “Ibrahim Rugova”. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”. Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave, të cilat synojnë garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e festivalit.

Related article  Donald Trump takon mikun e Edi Ramës – Zbardhet misioni i rëndësishëm

Ndërkohë, kufizime të tjera do të aplikohen ditën e shtunë, 7 qershor 2025, me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi në stadiumin “Arena Kombëtare”. Sipas njoftimit të mëparshëm të policisë, kufizimet do të nisin nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes dhe do të prekin akset rrugore në afërsi të stadiumit:

Related article  Dietologia e njohυr : Ja çfarë fshihet pas këtij prodυkti që shqiptarët e konsυmojnë shpesh

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”. Rruga “Papa Gjon Pali i II”. Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së. Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së. Rruga “Themistokli Gërmenji”. Rruga “Gjergj Filipi”. Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi. Rruga “Faik Konica”. Rruga “Skerdilajd Llagami”.
Për sa i përket parkimit të autobusëve me tifozë, ata që vijnë nga Korça dhe Elbasani do të parkojnë në parkingun e lokalit “Kalvin”, ndërsa autoveturat do të drejtohen drejt terminalit pranë qytetit “Studenti”. Autobusët që transportojnë tifozë nga veriu dhe jugu do të parkojnë në “Terminalin e përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat mund të parkojnë te parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

Related article  “Nuk zgjodhi që të ishte punonjëse seksi”, Elton Ilirjani zbulon pse dështoi Parashqevi Simaku në SHBA

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë zbatimit të këtyre masave, të cilat kanë për qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së të dyja ngjarjeve të rëndësishme.

Published inLajme