Skip to content

Kengetari Luiz Ejlli ben reagimin e papritur, duke iu kthyer rende te gjithe atyre qe…

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u shpall i pafajshëm. Apeli kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Fierit, në të cilën e kishte dënuar këngëtarin me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.

“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm.

Related article  Ja cilat janë llojet e femrave që tërheqin meshkujt!

Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi.

Related article  Edi Rama tregon se kur do tërhiqet nga PS dhe kryeministria

E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton.

Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta, sepse kur e dëmton një njeri të pafajshëm, nuk fiton as drejtësia as morali, por veç urrejtja. Faleminderit drejtësisë që foli, faleminderit atyre që besuan në pafajësinë time”,- tha fituesi i BBVA 2.

Related article  E tradhtonte me 'Zanën nga Korça', burri i bën kërkesën e cmendur ish gruas dhe habit Arditin: Hiqu si ajo kur të...
Published inLajme