Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga bashkia për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht nga subjektet private, si dhe për reformën e thellë në administratën vendore, që ka përfshirë edhe shkarkime drejtorësh me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Dredha u ndal tek arsyet që qëndrojnë pas këtyre ndryshimeve të menjëhershme dhe theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe rritja e efikasitetit në drejtim të qytetit.

