Kohët e fundit, lajmi që këngëtarja e njohur Bleona Qereti mund të bëhet pjesë e Big Brother VIP 4 ka bërë xhiron e mediave duke ngjallur entuziazëm të madh në publik. Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Bleona ka konfirmuar për “RevistaWHO” se nuk do të jetë pjesë e “BBV4”.
“Nuk ka shans!” ka thënë këngëtarja pasi u pyet nëse do të bëhej pjesë e formatit. Kujtojmë se disa muaj më parë Bleona publikoi këngën “Stani”, këngë që numëron më shumë se 10 milionë klikime në “Youtube”.
Artistja e njohur Bleona Qereti në një intervistë të fundit televizive përveçse foli për planet e saj në fushën profesionale, zbuloi edhe disa të reja për jetën personale.
Teksa theksoi se prindërit ishin duke e ndjekur intervistën, Bleona tha se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”, tha Bleona.
Më tej, ajo nënvizoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje jetës private.“Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.
