Skip to content

‘Ka lidhje deri te Ilir Meta’ Arrestimi i te fortit te droges ne Dubai, habit Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë detaje tronditëse mbi arrestimin e shumëkërkuarit Dritan Gjika, i njohur si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Amerikën Latine.

Sipas Lalës, Gjika ka trafikuar tonelata droge dhe dyshohet se ka pastruar mbi 32 milionë euro, përmes një skeme të sofistikuar që përfshinte dhe përdorimin e sistemit të njohur “Hawala”, ku paratë nuk transferohen fizikisht, por kalojnë nga një vend në tjetrin përmes rrjeteve të ndërmjetësve, pa lënë gjurmë bankare.

Related article  Ish-banori i BBVA e thotë 'troç' mendimin ndaj Brikenës dhe Mateos

“Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të narko-trafikut në Ekuador. Dritan Gjika është kreu i një grupi shumë të fuqishëm që ka trafikuar tonelata droge. Lidhjet e tij shkojnë deri te ish-presidenti i Ekuadorit,” – tha Lala.

Related article  Në rast infrakti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Ajo shtoi se Gjika është ekspozuar për herë të parë nga Inside Crime, ndërsa aktiviteti i tij kriminal shtrihet në Ekuador, Kolumbi, Spanjë dhe vendet e Amerikës Qendrore dhe Europës.

Related article  TRONDITËSE, Vritet shqiptari! Para frymes se fundit telefonon gruan dhe i tregon kush e qelloi

Lala gjithashtu theksoi se në Ekuador janë shpallur në kërkim edhe gjyqtarë për favorizimin e Gjikës, çka tregon se ndikimi i tij shtrihej në nivele të larta të pushtetit. Ai kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm të politikës dhe drejtësisë në Ekuador.

Published inLajme