Skip to content

TRONDITËSE, Vritet shqiptari! Para frymes se fundit telefonon gruan dhe i tregon kush e qelloi

Një krim i rëndë dhe tronditës ka ndodhur këtë të enjte në Greqi, ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në rrethana të dyshimta. Viktima është identifikuar si Altin Arapaj, 41 vjeç, një emër i njohur për autoritetet greke, pasi kishte precedentë penalë, përfshirë përfshirjen në trafik droge.

Sipas burimeve mediatike në Greqi, ngjarja ka ndodhur në një vresht në zonën bregdetare të Rafinës, afër Artemidës në Athinë. Arapaj është qëlluar me një plumb në fytyrë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ajo që e bën edhe më të dhimbshme dhe të pazakontë këtë krim është fakti se, vetëm pak çaste para se të ndërronte jetë, Arapaj ka arritur të telefonojë gruan e tij, duke i thënë emrin e personit qe e ka qelluar, te cilit i referohej si nje mik i tij.

Related article  "Hapet brenda vitit”, Balluku jep lajmin e mirë: Rruga…

Por, policia nuk ka dhene detaje mbi kete person qe dyshohet se eshte autori i vrasjes. Pas kësaj telefonate tronditëse, gruaja e tij 36-vjeçare nisi menjëherë kërkimin përmes aplikacionit Find My iPhone, për të lokalizuar pajisjen e bashkëshortit.

Ajo bashkëpunoi me një patrullë të njësisë speciale DIAS të Policisë Greke dhe arritën të gjurmojnë vendndodhjen e celularit në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në Artemidë.

Atje u gjet vetëm celulari i viktimës, i mbuluar me gjak, ndërsa trupi i tij mungonte. Kërkimet vazhduan me intensitet, dhe vetëm pak minuta më vonë, trupi i pajetë i Altin Arapajt u zbulua, duke konfirmuar më të keqen.

Related article  'Na kërkuan ndihmë, por s’i...', detajet drithëruese nga tragjedia ku humbën jetën 3 shqiptarë, po ktheheshin nga dasma (EMRAT)

Policia greke ka rrethuar zonën dhe ka nisur një hetim të gjerë, duke marrë në shqyrtim të gjitha pistat e mundshme, përfshirë ato që lidhen me të kaluarën kriminale të viktimës.

Disa ore me vone burimet policore bënë me dije se autori është Mikel Selimaj, 46 vjeç, gjithashtu nga Vlora, një emër i njohur për autoritetet për shkak të precedentëve penalë të lidhur me drogën.

Identifikimi erdhi pas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, të cilës Arapaj kishte arritur t’i telefononte pak çaste pas të shtënave, duke i treguar se ishte plagosur nga Mikel Selimaj. Trupi i tij u gjet më pas nga policia në një vresht në zonë, me një plumb të marrë në faqe.

Related article  Lajmi i fundit, arrestohet deputeti i opozites, reagon menjehere BE

Edhe viktima rezulton me të kaluar kriminale në Greqi, ku është përfshirë në disa vepra penale të mëparshme.

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë për të lokalizuar dhe arrestuar Selimajn, i cili është në arrati. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbuluar motivet e plota të krimit, që dyshohet të jetë i lidhur me konflikte të vjetra kriminale.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen e Arapajt, por edhe komunitetin shqiptar në Greqi, i cili ndodhet i shokuar nga brutaliteti i vrasjes. Hetimet po vijojnë, ndërkohë që autoritetet greke kërkojnë të zbardhin motivin e saktë dhe lidhjet e mundshme të viktimës me persona të botës së krimit.

Published inLajme