Skip to content

Tërmet në Greqinë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orën 10:37 të kësaj të marte në Janinë në Greqinë Veriore, shumë afër kufirit me Shqipërinë.

Mësohet se forca e lëkundjeve ka qenë 4,1 ballë dhe se thellësia e tërmetit ka qenë 5,1 km. Lëkundjet sipas qendrës ESMC, janë ndjerë edhe në jugun e vendit tonë.

Ndërsa për momentin nuk janë raportuar për dëme materiale apo në njerëz nga autoritetet greke.

Kujtojmë që disa ditë më parë, në afërsi të kësaj zone, u regjistruan lëkundje të tjera tërmeti. Po ashtu gjatë javës së kaluar disa tërmete të tjera goditen edhe pjesë të tjera të Greqisë.

Related article  Veliaj orkestron bojkot nga burgu kunder Rames, ja cfare bejne njerezit e tij per te humbur Tiranen PS
Published inLajme