Skip to content

Veliaj orkestron bojkot nga burgu kunder Rames, ja cfare bejne njerezit e tij per te humbur Tiranen PS

Erjon Veliaj duket se ka lene njerez mjaftueshem ne bashki per te bojkotuar Ramen me qellim qe te humbe sa me shume vota ne Tirane. Kjo vihet re pikerisht ne punet e pabera te bashkise, te cilat ndikojne direkt ne jeten e qytetareve.

Në një kohë kur Erion Veliaj po qëndron në paraburgim prej gati tre muajsh për abuzim me detyrën, Tirana vazhdon të përballet me krizën e vjetër të menaxhimit të mbeturinave.

Problemi nuk kufizohet më vetëm në periferi, por tashmë plehrat po pushtojnë edhe lagjet kryesore të kryeqytetit, duke iu afruar gradualisht godinës së bashkisë në qendër të qytetit.

Një qytetar denoncon situatën në rrugën “Myslym Shyri”, një nga lagjet më të vjetra dhe të njohura të Tiranës, duke treguar se prej ditësh mbeturinat kanë mbuluar lagjen.

Teksa komenton pamjet që ka dërguar në redaksi, qytetari thotë: ““O bashkia, ça bëhet kështu? Në mes të Myslym Shyrit, te BKT-ja, mund të tuneli, një ndër lagjet më të njohura të Tiranës, shiko si është bërë.”

Ndërkohë landfilli i Sharrës, aty ku duhet të ishte ndërtuar inceneratori për përpunimin e mbetjeve, është tejmbushur prej muajsh duke arritur kufijtë e kapacitetit. Kohët e fundit janë përfolur alternativa për një vend të ri për depozitimin e plehrave, por deri më tani mungon një zgjidhje konkrete.

Përballë kësaj gjendjeje, qytetarët duket se janë të “dënuar” që me temperaturat që po rriten dita-ditës, të jetojnë mes mbeturinave, pa asnjë reagim nga institucionet.

“Kryetari ne burg, Tirana permbytet nga mbeturinat”, shkruan qytetari ndër të tjera.

Por, kjo nuk eshte e vetmja qe po ndodh ne Tirane, pasi njerezit e Veliajt kane refuzuar edhe te dalin ne fushate per te siguruar voten per Partine Socialiste.

Published inLajme