Skip to content

‘Ju keni bashkëshorten serbe’, si iu përgjigj Gjimshiti pyetjes provokuese të gazetarit serb

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet dhe kurioziteti nuk mungojnë as në konferencat për shtyp. Gjatë konferences së kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, një gazetar serb e ka zhvendosur vëmendjen nga futbolli te jeta personale e mbrojtësit.

Gazetari serb i ka drejtuar një pyetje rreth bashkëshortes së Gjimshitit, e cila është me origjinë serbe. Por kapiteni shqiptar nuk ka preferuar të japë komente për jetën private.

“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll,” – u shpreh ai.

Related article  Zbulohet ne Greqi anetari i bandes se rrezikshme, vrau 6 vjet me pare ne Shqiperi dhe u zhduk, ja si duket ne foto

Përballja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, foli për përgatitjet e ekipit dhe emocionet përpara këtij takimi delikat.

“Kemi analizuar ndeshjet e tyre, njësoj siç ata kanë analizuar tonat. Në këtë fazë të garës, nuk ekzistojnë më sekrete. Të gjithë e dimë se çfarë kemi përballë,” deklaroi tekniku brazilian, duke theksuar përgatitjen maksimale të skuadrës shqiptare.

Related article  Tërmeti i pazakontë godet Zvicrën

Por ajo që ka befasuar edhe vetë Silvinjon është interesi masiv i tifozëve. “Kam dëgjuar se janë bërë rreth 800 mijë kërkesa për bileta. Kjo është e pabesueshme. Kushdo që do jetë në stadium, është me të vërtetë me fat,” tha ai.

Trajneri ndau edhe një moment personal me gazetarët: “Doja shumë ta sillja babain tim nga Brazili për këtë ndeshje, por ishte e pamundur për shkak të distancës. Megjithatë, ai do të jetë me zemër me ne.”

Related article  E rende - familjaret, gjejne te varur 31 vjecaren

Në fund, Silvinjo dha edhe një mesazh për lojtarët e tij: “Kam qenë vetë pjesë e ndeshjeve me presion të lartë. Sot është më ndryshe për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale, por ajo që u them lojtarëve është e thjeshtë: të japin gjithçka në fushë. Ky është momenti i tyre.”

Published inLajme