Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Vlorë, ku një 65-vjeçar humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 në fshatin Poro, ku motori me të cilin udhëtonte viktima doli nga rruga.
Detajet
Sipas Policisë së Vlorës, shtetasi me iniciale M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, humbi kontrollin e motomjetit dhe si pasojë vdiq në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë aksident. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
