Më poshtë postimi i Muratit: Opozita dhe shtesat për fëmijë Shtesat për fëmijë fillimisht thanë që nuk bëhen, sepse s’ka buxhet. Pastaj kur u gjet buxheti dhe u bënë shtesat, thanë që janë pak e i përqeshën si vitra.
Tash kur i rritëm e do t’i dyfishojmë përsëri në 90 euro në muaj për mandatin që vjen, opozita kanë filluar e po premtojnë se do t’i bëjnë shtesat nga 50 euro në muaj.
Por a ka kush që u beson opozitës, të cilët për 20 vite me radhë asnjëherë nuk u kujtuan që Kosova kishte fëmijë dhe duhej mbështetur?
Me heret Ministri në detyrë i Financave dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka bërë me dije nëse do t’i fitojnë zgjedhjet dhe formojnë qeverinë e re, shtesat për fëmijë do të bëhen 90 euro në muaj.
Po ashtu, ai ka thënë se nga viti i ardhshëm me qeverinë Kurti, nënat lehona për gjashtë muaj do të paguhet nga 500 euro në muaj.
“Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj. Pra 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.
Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bie 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja.
Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16-vjeçare. Kur ka pasur këso qeverie më përpara? Mos lësho pe!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.
