Skip to content

Ja çfarë e pret Ilir Metën, zberthehet pse GJKKO refuzoi çdo alternativë ndaj burgut, si sjellja kërcënuese…

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta do të vijojë të mbahet si i paraburgosur në burgun 313. GJKKO pranoi plotësisht argumentet e SPAK se lirimi i tij do të rrezikonte seriozisht procesin gjyqësor, sidomos përmes intimidimit të dëshmitarëve. Sipas juristit Romeo Kara, ky vendim nuk është thjesht një akt procedurial, por një sinjal i fortë se sistemi i drejtësisë nuk do të tolerojë presione apo kërcënime, pavarësisht profilit politik të të akuzuarit. Ai thekson se sjellja agresive e Metës para arrestimit, përfshirë edhe kërcënimet ndaj organit të akuzës, ka qenë vendimtare për gjykatën, e cila refuzoi propozimet e mbrojtjes për masa më të buta si bllokimi i pasaportës.

Me hetimet e përfunduara dhe dosjen që pritet të kalojë në gjykim brenda shtatorit, SPAK synon të paraqesë provat kyçe që justifikojnë vazhdimin e arrestit deri në shpalljen e vendimit. Sipas Karës, skenari më i mundshëm është që Meta të qëndrojë në qeli gjatë gjithë procesit, ndërsa mbrojtja e tij do të luftojë me ankime të njëpasnjëshme në të gjitha shkallët, deri në Strasburg, duke u përpjekur të minojë argumentin e rrezikut për dëshmitarët.

Ja si e shikon Romeo Kara vendimin e GJKKO dhe çfarë do të ndodhë tani me Ilir Metën?

“Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke e mbajtur atë në fuqi, gjë që tregon se, ajo ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë, e cila ka arritur të argumentojë se, lirimi i Metës mund të rrezikonte intimidimin e dëshmitarëve. Pra, nëse kërkesa e tij për revokimin e masës së arrestit u motivua me përfundimin e hetimeve, prokuroria ka theksuar rrezikshmërinë e intimidimit të dëshmitarëve prej tij. Kërkesa e prokurorisë është tërësisht e mbështetur nga vetë sjellja e mëparshme e Metës dhe klanit të tij, kur ai e ka ushtruar këtë intimidim hapur në media dhe jashtë saj. Sjellja e tij tejet agresive dhe kërcënuese edhe ndaj vetë organit të akuzës përpara arrestimit të tij, është një fakt mjaft i fortë përkundër tij. Avokatët e tij kishin sugjeruar alternativa më të buta si bllokimin e pasaportës, por GJKKO nuk i pranoi pikërisht sepse do ketë pasur këtë bindje që unë po them.

Related article  “Po ti këndove greqisht në festival”-Banorja e re bën për “ujë të ftohtë” Rozanën

Në vazhdimësi gjykatat kanë pasur të njëjtën bindje për sa më sipër si në rastin e Apelit të GJKKO i cili më (17 korrik 2025) gjithashtu la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, pavarësisht përpjekjeve për zbutje. Meta pati filluar edhe një rekurs të mëtejshëm drejt Gjykatës së Lartë, por me sa duket ende pa sukses. Në prizmin ligjor, GJKKO argumenton se ekzistojnë rreziqe reale për procesin nëse Meta lirohet, në veçanti, mundësia e ndikimit apo intimidimit të dëshmitarëve. Kjo është një bazë e njohur ligjore për masat e sigurisë, sidomos në raste ku akuzohen figura me ndikim. Për figurën publike që Meta përfaqëson, si ish-kryetar shteti dhe drejtues i forcës së dytë politike opozitare, vendimi është me rëndësi simbolike: ai thekson që askush nuk qëndron mbi ligjin, por gjithashtu konfronton ndërgjegjësimin publik për barazinë para drejtësisë dhe ruajtjen e standardeve të procesit të ndershëm. Legjitimiteti i vendimit në thelb, mbështetet në rregullat e procedurës penale dhe shqetësimet e shmangies së manipulimit të provave/dëshmitarëve.

Related article  URGJENTE - Ndryshimi i madh per shqiptaret qe fluturojne me avion drejt BE, duhet qe te...

Për Metën, masa është e padrejtë dhe motivuar politikisht, por për sistemin gjyqësor, sfidat politike nuk e justifikojnë ndryshimin e një mase sigurie që mbahet në fuqi me argumente. Vendimi mund të interpretohet si një standard i fortë i ndjekjes së korrupsionit. Duke u bazuar në zhvillimet e fundit dhe në praktikën gjyqësore shqiptare për raste të ngjashme, mund të parashikohen disa skenarë për procesin ndaj Ilir Metës. Hetimet janë përfunduar, çka do të thotë se SPAK pritet të depozitojë kërkesën për gjykim pranë GJKKO-së në javët e ardhshme. Pas kësaj, do të zhvillohet seanca paraprake ku gjyqtari vendos nëse dosja shkon në gjykim ose kthehet për plotësim hetimesh. Nëse çështja dërgohet në gjykim, masa e sigurimit (“arrest me burg”) mund të rishqyrtohet vetëm nëse shfaqen rrethana të reja.

Teorikisht, Meta ose avokatët e tij mund të bëjnë ankim të ri në Gjykatën e Lartë duke pretenduar shkelje të të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm apo mungesë të provave të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimin e arrestit. Gjasat që kjo të pranohet janë të ulëta pa rrethana të reja ose prova që tregojnë se, rreziku i pretenduar (intimidimi i dëshmitarëve) ka pushuar. Procesi gjyqësor mund të nisë brenda shtator–tetorit 2025. Duke qenë se bëhet fjalë për një figurë të lartë politike, pritet që seancat të jenë të hapura dhe me mbulim mediatik të gjerë. SPAK do të përpiqet të paraqesë provat kyçe në seancat e para për të krijuar bindjen e gjykatës se, masa e arrestit është e justifikuar deri në fund. Vazhdimi i arrestit përgjatë gjithë procesit të gjykimit, është skenari më i mundshëm, bazuar në argumentin e rrezikut të ndikimit tek dëshmitarët.

Related article  Gruaja e ish-burrit të Parashqevisë merr vendimin e papritur, pasi ajo u takua me djalin!

Taktika mbrojtëse e tij do të jetë: kërkesa të vazhdueshme për zbutjen e masës së arrestit në çdo moment të gjykimit, nëse mbrojtja arrin të provojë se rreziku nuk ekziston më dhe apelimet dhe rekurse të shpeshta për të krijuar presion ligjor e politik. Nëse dënohet në shkallën e parë, Meta do të apelojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe nëse humbet, do të shkojë në Gjykatën e Lartë e më pas në Strasburg. Procesi do të ketë ndikim të madh politik dhe mediatik, dhe do të përdoret si provë e forcës të drejtësisë speciale në Shqipëri”, shprehet Romeo Kara gjatë një reagimi.

Published inShowbizz