Skip to content

URGJENTE – Ndryshimi i madh per shqiptaret qe fluturojne me avion drejt BE, duhet qe te…

Pas një periudhe testimi në disa fluturime të përzgjedhura, Italia ka vendosur të zgjerojë një rregull të ri që do të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare si dhe për udhëtimet drejt vendeve të zonës Schengen: pasagjerët nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin një dokument identiteti për të hipur në avion — do të mjaftojë karta e imbarkimit.

Ky ndryshim është raportuar nga Corriere della Sera dhe mbështetet në një dokument të lëshuar nga ENAC (Enti Nazionale per l’Aviazione Civile), i cili ka marrë miratimin edhe nga Ministria e Brendshme italiane.

Sipas dokumentit, përgjegjësia për verifikimin e identitetit i kalon kompanisë ajrore, e cila do të duhet të sigurojë që emri në biletë përputhet me personin që udhëton, përmes një kontrolli vizual.

Autoritetet italiane theksojnë se masat e sigurisë nuk do të cënohen, pasi kontrollet standarde në aeroporte – përfshirë detektorët e metaleve dhe skanimin e bagazheve – do të vazhdojnë të zbatohen si më parë.

Megjithatë, qytetarët nuk këshillohen të lënë dokumentet e identitetit në shtëpi. Ato mund të kërkohen gjatë kontrolleve të rastësishme ose në kthim nga vendet që nuk e kanë përvetësuar ende këtë praktikë. Për udhëtimet jashtë zonës Schengen, dokumentet e identitetit mbeten të domosdoshme.

Sipas parashikimeve, vetëm në Itali pritet që deri në fund të këtij viti, mbi 51 milionë pasagjerë të udhëtojnë duke përdorur vetëm kartën e imbarkimit. Ndërsa deri në vitin 2026 ky numër mund të arrijë në rreth 92 milionë pasagjerë.

Megjithatë, ky rregull nuk aplikohet për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqesin pasaportën për të udhëtuar, pavarësisht ndryshimeve të reja në procedurat e brendshme të Italisë.

Published inShowbizz