Futbollisti i Kombëtares, Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Sulmuesi prej kohësh është në një lidhje me njëvajzën nga Përmeti, e cila quhet Sindi.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar as postimet romantike të çiftit, të cilët herë pas here tregojnë momente nga jeta e tyre.Së fundmi i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Broja ka folur për jetën e tij private si dhe dëshirën për t’i dedikuar golat vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
“Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.
Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?
Armando Broja: Shqiptare.
Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?
Armando Broja: Nga Përmeti”, pjesë nga intervista.
