Skip to content

Artan Hoxha zbulon levizjen e fuqishme ne janar! Ja pse Rama po e vonon heqjen e imunitetit per Ballukun

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se heqja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Parlamenti është një proces i pashmangshëm, pavarësisht përpjekjeve për ta zvarritur atë. Komentet Hoxha i bëri i ftuar në një studio televizive, ku foli për veprimtarinë e SPAK dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas Hoxhës, si në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe në këtë rast, mazhoranca nuk ka mundësi reale për ta penguar procesin. “Do e zvarrisin sa të munden për të fituar kohë, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk mund ta shtyjnë pafundësisht, janë të detyruar ta lëshojnë Ballukun,” u shpreh ai.

Related article  Arbana Osmani surprizon bashkëshortin me deklaratën e papritur në mes të emisionit

Gazetari shtoi se në situata të tilla ka individë që marrin përsipër përgjegjësi që nuk u takojnë, në përpjekje për të mbrojtur nivelet e larta të pushtetit, por theksoi se deri tani kjo strategji nuk ka funksionuar. “Nëse Berishës ia hoqën me vrap imunitetin, edhe për Ballukun do ndodhë e njëjta gjë,” tha Hoxha.

Related article  Hèlmonte çdo ditë kòlegen me detergjentë, pastruesja dènohet me gjashtë vite bùrg (Video)

Ai parashikoi gjithashtu ndryshime të afërta në qeveri, duke deklaruar se në muajin janar pritet një riformatim dhe se Balluku nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar. “Aq dijeni sa kam unë, në janar do ketë riformatim të qeverisë. Balluku nuk do jetë më,” u shpreh ai.

Hoxha theksoi se, ndryshe nga raste të mëparshme kur kryeministri Edi Rama, sipas tij, i hiqte figurat politike dhe i dorëzonte më pas drejtësisë, në këtë rast SPAK e ka kapur Ballukun në detyrë. Kjo, sipas gazetarit, ka sjellë çorientim në radhët e Partisë Socialiste.

Related article  BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

“Nuk i kam parë kurrë deputetët e PS kaq të çorientuar si sot, nuk po u vinte urdhri. Edhe Rama vetë ndoshta nuk e ka ende të qartë si do të dalë nga kjo situatë. Çdo tender ku tërheq fijet Balluku, të çon te Kryeministria. Balluku është katapultuar,” përfundoi Artan Hoxha.

Published inLajme