Skip to content

Po shkon drejt pafajesise? SPAK merr vendimin e papritur për Arben Ahmetajn

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026. Mbrojtësit ligjor Henrik Ligori tha se interesi i tij dhe i klientit që mbron është që të kryhen hetime shteruese dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.

Related article  Nxorri v-rgjërίnë në shitje për shumën marramendëse, ia blen poΙitikani i njohur

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dërgimin ose jo për gjykim të çështjes. Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish-bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha.

Related article  Vajzat VIP shqiptare të lidhura me bosët, si e ekspozuan luksin duke zbuluar të dashurit

Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”. Arben Ahmetaj është në kërkim nga SPAK prej korrikut 2023 edhe për çështjen e inceneratorëve, për të cilin ka dërguar para 2 viteve kërkesën në Zvicër për ekstradim.

Ish-zv/kryeministri aktualisht qëndron në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Që prej arratisjes së tij, kur u shpall dhe në kërkim, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit, por mbeten ende të paqarta se në çfarë pike janë procedurat.

Related article  Pirro Çako rrëfen për herë të parë detaje nga krijimi i tekstit “E duam lumturinë”: Agim Doçi...

Përveç hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra lidhur me privatizimin e fabrikës‘Buka’.

Published inShowbizz