Skip to content

Artan Hoxha zbulon EMRIN: Ja kush është shqiptari që futi për një muaj 32 ton kokaine nga Belgjika

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se krerët shqiptarë të trafikut të drogës, kanë futur tonelata me kokainë nga Amerika Latine për në Europë.

Gazetari ka deklaruar se për shkak të trafikut të kokainës dhe konkurrencës mes grupeve kriminale, në Shqipëri, mblidheshin viktimat.

“Në Belgjikë ishte porti i zbarkimit të kokainës, lufta niste atje dhe ne mblidhnim kufomat këtu, kur lufta u ashpërsua janë një seri të vrarësh. Kemi parë atentate pedonale të Brukselit, veprohej haptazi edhe në zonat më të populluara”, tha ai.

Related article  'Më dhanë pasaportën si...', Parashqevi Simaku rrefen per here te pare arsyen tronditese pse iku nga Shqipëria

Hoxha ka deklaruar se Franc Çopja, një nga emrat më të njohura të botës së krimit, ka arritur të fusë brenda një periudhë shumë të shkurtër në portin e Antverpit në Belgjikë, një sasi prej 32 tonë kokainë

Related article  Plas keq në emsion/ Andi Bushati i përplas tavolinën Ylli Rakipit: Ik Pir**u

“Marrja nga Emiratet e Bashkuara e Franc Çopjas u quajt sukses shumë i madh nga belgët. Vetëm në 2023 nga 20 maji deri në 26 qershor autoritetet belge pretendonin se një organizatë shqiptare që sipas tyre drejtohej nga Franc Çopja mori tre ngarkesa nga porti i Antverpit prej 32 tonë kokainë dhe ai në atë kohë gjendej në Shqipëri, në kohën që unë e kam publikuar në media”, tregoi Hoxha.

Related article  LAJM I FUNDIT – Rama njofton vendimin në mbledhje: Sot, ne do të ...
Published inLajme