Skip to content

LAJM I FUNDIT – Rama njofton vendimin në mbledhje: Sot, ne do të …

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot, gjatë një takimi me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, se do të kryhet konfiskimi i një pallati në Vlorë i cili është ndërtuar në shkelje të ligjit.

Rama theksoi se ky proces synon të ndërthurë dy objektiva: mbylljen e procesit të legalizimeve brenda vitit 2028 dhe goditjen e çdo tentative për të legalizuar ndërtime të paligjshme. “Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rrafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerance dhe asnjë ndalim në këtë proces”, – u shpreh Rama.

Related article  TRONDITET TIRANA, E reja hidhet nga pallati, 67-vjeçari vetëvaret brenda në banesë

Kryeministri gjithashtu iu përgjigj aludimeve dhe spekulimeve se pas operacionit të prishjeve të ndërtimeve pa leje në Theth fshihet një plan për ndërtimin e resorteve turistike. Rama e hodhi poshtë kategorikisht këtë ide, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe dezinformuese. “Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie.”

Related article  Jozi godet serish me reagimin per ditelindjen e Loredanes, nuk ishte i pranishem, por...

Rama siguroi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ata qytetarë që kanë prona në zonat malore, duke kujtuar edhe paketën e ndihmës së veçantë të miratuar për këto zona.

Related article  'Me kane dhene vetem nje muaj jete...', Aulona Musta rrefen mes lotesh semundjen qe...
Published inLajme