Skip to content

Historia tronditëse: Si abuzoi seksualisht nëna me vajzën 6 vjeçe, bashkë me njerkun

Shëtitorja ishte më e zbrazet se zakonisht. Pushuesit në zonën e Vollgës i ishin fshehur diellit të drekës, duke u strukur në kafenenë me çadra plazhi. Në sfond, nga zona e lodrave, vinte një miksim britmash. Ishin fëmijët mbi lisharëse dhe rrëshqitëse që nuk pyesnin fare për të nxehtin e verës. Mes tyre qëndronte edhe Ema, një vogëlushe 6-vjeçare. Me flokë të artë, pak topolake, ajo priste në radhë për të hipur te lodrat. Ndërsa ndodhej në majë të rrëshqitëses, Ema gjithnjë hidhte shikimin për nga tavolinat e lokalit, ndonëse në një largësi të konsiderueshme. Ajo kërkonte vështrimin aprovues të nënës, para se të lëshohej në shtratin gjarpërues prej llamarine. Ky ritual përsëritej, pa ndalim! Ndërsa nisi të errej, bashkëjetuesi i nënës u ngrit nga tavolina. Ai po ecte në drejtim të makinës së tij Golf, ngjyrë të zezë. Pas pak, në makinë hipi dhe Ema bashkë me nënën e saj. Ndryshe nga zakonisht, makina nuk po shkonte drejt shtëpisë. Ata do të qëndronin në një hotel në Durrës, disa kilometra larg lodrave. Zunë vetëm një dhomë. E rraskapitur nga loja, ashtu siç ishte, me pantallona të shkurtra dhe kanotiere Ema shtrihet në mes të krevatit. Disa minuta më vonë, nga njëra anë shtrihet dhe nëna e saj, ndërsa në tjetrën, njerku. Nata ra! Një dorë nis të përkëdhel trupin e 6-vjecares. Nuk ishte nëna e saj. E trembur, Ema kërkon vështrimin e nënës. Ajo i buzëqesh, e ledhaton lehtë në faqe dhe i thotë: Mos ki frikë! Nuk ka gjë…

Related article  LAJM I FUNDIT - Tirana futet në karantinë për 3 ditë. Zbardhet vendimi

***

Këtu është pikënisja e një prej historive më tronditëse të abuzimit seksual me të mitur në Shqipëri, e cila ka vijuar intensivisht për disa vite me radhë. Nga të dhënat që disponojmë, kjo është çështja e dytë e një gruaje të dënuar për krim seksual nga gjykatat shqiptare, por rasti i parë i një nëne, si një bashkautore e një abuzimi të vazhdueshëm me fëmijën e saj të mitur. Për policinë dhe organet e drejtësisë, kjo çështje është një histori e zgjidhur me sukses. Njerkut dhe nënës së saj, i është dhënë një dënim maksimal, me respektivisht 23 dhe 18 vite burg. Aktualisht, dënimin po e vuan vetëm e ëma, pasi bashkëjetuesi i saj ndërroi jetë ndërsa ishte në burg “nga shkaqe natyrale”, dy vite pas dhënies së dënimit nga gjykata, në fund të vitit 2017.

Në fakt, fati i Emës, mund të ishte krejt tjetër! Netët e errëta të të miturës do te ishin një “ëndërr e keqe” nëse institucionet ligj zbatuese apo dhe qendrat e kujdesit social do të mund të reagonin që në krye të herës, kur nisi kjo histori. Çfarë shkoi keq?   Dosja “Ema” është një prej 580 historive të abuzimit seksual me të mitur në Shqipëri, prej vitit 2010 e në vijim. Ashtu sikurse ndodh me krimet e rënda të abuzimit seksual, veçanërisht brenda familjes, fillesat janë të hershme, të vazhdueshme dhe denoncohen e pikasen nga drejtësia shumë vonë. Por ky nuk ishte rasti Emës. Ndonëse vajza nuk jetonte me të atin, për shkak të divorcit të prindërve, në pak takime të zhvilluara me të, ajo tejkaloj ndrojtjen e moshës dhe i ka treguar se njerku e ngacmonte seksualisht. “Përpara disa vitesh kam bërë një denoncim në polici, pasi vajza ime më ka thënë se bashkëjetuesi i mamasë e fërkonte në pjesët intime”, – ka dëshmuar babai i Emës gjashtë vite më pas para oficerëve të policisë, ndërsa çështja e abuzimit ishte zbuluar nga autoritet. Në vijim të dëshmisë së tij, ai tregon se “nuk e di fatin e këtij denoncimi”, ndërsa shton se “mbaj mend që për këtë arsye na kanë thirrur të dyja palëve në polici”. Mungesa e veprimit të menjëhershëm nga strukturat e policisë së shtetit, sapo kanë marrë denoncimin, ka rezultuar fatale për nisjen e një kalvari të gjatë netësh plot abuzime e makth të të miturës. Por denoncimi i bërë në polici, është vetëm momenti i parë kur autoritetet ligj zbatuese mund të kishin ndërhyrë për të ndalur abuzimin seksual. Nga analiza e hollësishme e rreth 200 faqeve material të dosjes “Ema”, ne kemi evidentuar edhe një rrethanë të dytë, kur e mitura mund të kishte shpëtuar që në krye të herës nga ky abuzim, por, sërish, institucionet nuk kanë funksionuar. Një vit nga nisja e ngacmimeve seksuale, për shkak të mosmarrëveshjeve, daja i Emës pasi është vënë në dijeni ka denoncuar bashkëjetuesin e motrës së tij për shfrytëzim prostitucioni. Pas hetimeve dhe dënimit të njerkut, Ema bashkë me të ëmën është dërguar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikut në Linzë. Në këtë qendër, ato janë trajtuar për të paktën një vit e gjysmë. Por Ema pasi lë këtë qendër është abuzuar sërish në mënyrë të vazhdueshme nga prindërit e saj. Ka qenë sërish vetë e mitura, që në moshën 12-vjecare, rigjeti forcën për të pohuar se prej disa vitesh abuzohej seksualisht nga njerku në prani të nënës së saj. Hetimet zbuluan se vajza ishte ngacmuar dhe më pas dhunuar seksualisht për afro gjashtë vite, ndërsa institucionet nuk arritën të parandalonin apo frenonin abuzimin, ndonëse informacioni nuk ka munguar.

Related article  Doktori: Kjo është smundja që po ju merr jetën të rinjve para prindërve
Published inLajme