Skip to content

Heroi shqiptar shpeton 7-vjecaren qe po mbytej ne Londer (emri dhe foto)

Hismet Smakaj një 65-vjeçar nga Shkodra që prej vitesh jeton në Londër është bërë heroi i një vajze 7-vjeçare, e cila ishte duke u mbytur në lumin Tamiz në lindje të vendit.

Gjatë pasdites së të shtunës së shkuar, në 17 maj, Hismeti ishte me bashkëshorten e tij duke u kthyer nga një shërtitje, kur vuri re vajzën e cila po qëndronte në kangjëllat metalike pranë lumit. Teksa po kalonin pranë saj, vajza shkëputi duart dhe u hodh në ujin e ftohtë dhe të vrullshëm të lumit.

Related article  Dashnor Sula befason me lëvizjen e fundit. Ja me kë parti do kandidojë në zgjedhje

Pa u menduar dy herë, Hismeti hoqi rrobat, bëri 3-4 hapa mbrapa, dhe u hodh në lumë për të shpëtuar jetën e vajzës. Pasi notoi për rreth 5 metër, ai arriti ta kapë vajzën që po e merrte rrjedha duke u kapur fort pas murit të bregut të lumit.

Related article  DjaIin ia morën në vitin 1995, Do tronditeni kur të shikoni si e gjeti pas 25 vitesh e do vini duart në kokë se kush ia kishte marrë

Brenda pak minutash në zonë u mblodh një turmë e madhe njerëzish, bashkë me policinë, të cilët ndihmuan në misionin e shpëtimit të vajzës.

Pas doli nga uji, Hismeti tha: “Ka fëmijë dhe nipër e mbesa. Kështu që në momentin që pashë vajzën e dija se duhet të veproja për të bërë çishte e mundur që ta nxirrja nga uji.”

Related article  Çmenduri në Shqipëri, banorët e fshatit mbledhin para dhe i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 fëmijë jetimë, policia i arreston

Më pas vajza e cila raportohet se vuan nga autizmi, u mor nga infermierët të cilët i dhanë ndihmën e nevojshme.

Mediat në Britani e kanë konsideruar Hismetin si një hero për veprimin që bëri.

Published inLajme