Skip to content

Gjesti reagon per here te pare pas fitores në BBVA4, nje mesazh dhe per Eglin? (foto)

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, më në fund ka thyer heshtjen me një reagim emocional në rrjetet sociale, pas triumfit të tij në një nga sezonet më të ndjekura të reality show-t. Përmes një mesazhi të ndjerë, ai falënderoi ndjekësit për përkrahjen e jashtëzakonshme që ka marrë gjatë eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në vend.

“Po dal prej ni eksperience që s’kom me e harru kurrë. S’e kam dit që jashtë atyre mureve ka me m’prit kaq shumë dashni”, shkruan këngëtari në një postim ku shpreh mirënjohje dhe emocion për mbështetjen popullore. “Jom tu u ndi shumë i bekuar. Faleminderit për krejt mesazhet, dashninë dhe përkrahjen që ma keni dhon. Jom shumë mirënjohës edhe ju du pafund.”

Por ndërsa falënderimet e tij shkojnë për publikun, një emër mungon plotësisht në këtë reagim: Egli.

Eglin, vajzën që e shoqëroi me përkushtim gjatë gjithë rrugëtimit në “BBVIP” dhe që shpesh u konsiderua si shtylla emocionale e Gjestit në shtëpi, nuk e përmendi askund. Asnjë fjalë, asnjë përkujdesje publike, asnjë falënderim. Kjo heshtje ka ndezur menjëherë rrjetin dhe fansat, të cilët kanë vënë re mungesën e çdo reagimi apo postimi në lidhje me të.

A është kjo një distancim i qëllimshëm? Apo thjesht një neglizhencë emocionale? Deri më tani, Gjesti nuk ka bërë asnjë reagim për marrëdhënien me Eglin që pas fitores – ndërkohë që ndjekësit i kërkojnë përgjigje. E ndërsa ai flet për “dashni të madhe jashtë mureve”, për shumë njerëz, heshtja për dashurinë brenda atyre mureve flet më shumë se çdo fjalë.

Published inLajme