Skip to content

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços!

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar edhe tek vetë moderatori i programit.

Gjatë ditës së sotme, Rogert Sterkaj ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe “akuza” të forta ndaj Ledion Liços, duke pretenduar se ai po mban anësi në lojë.

Related article  Nisin sulmet me raketa te Iranit, gditje e madhe ne Evrope

Rogerti ka shprehur bindjen e tij të plotë se Ledioni ka një të preferuar mes konkurrentëve. Sipas tij, vëmendja dhe favorizimi i moderatorit anon dukshëm nga Brikena. Ndonëse e cilësoi si një gjë të mirë pasi edhe vetë banorët e kanë përzemër, ai nuk hezitoi ta nxirrte zbuluar këtë detaj para gjithë publikut.

Related article  Familja donte ta fejonte me zor, 17-vjeçarja në Divjakë i jep fund jetes, detajet e ngjarjes se rende

Me shumë vetëbesim në aftësitë e tij vëzhguese, Rogerti u shpreh pa doreza:

“Ledion, ti ke favorit vetëm Brikenën. Dhe është gjë e mirë sepse të gjithë e kemi Brikenën. Jam lexues i gjuhës, tonalitetit të zërit. Unë i di ato gjëra.”

Related article  VIDEO - Aksidenti që i mori jetën Diago Jotës dhe vëllait të tij, publikohen pamjet nga vendngjarja
Published inLajme