Skip to content

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, babai jep detajet, tregon telefonatën e fundit

Babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi ka deklaruar se nuk ishin në dijeni për dhunën që ushtrohej ndaj vajzës.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, vetëm 24 orë pas ngjarjes, ai thotë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”

“Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”, u shpreh i pikëlluar babai i vajzës së re, ndërsa ka treguar dhe telefonatën e fundit që kishte bërë e bija.

Ai tregon se ditën e ngjarjes, e reja kishte folur me mamanë në telefon në mengjes dhe më pas kishin marrë vesh lajmin e hidhur.

Related article  Del e verteta dhimbshme! I afërmi rrëfen detajet: Pronari qëlloi edhe vajzën e 42 vjecares, ja kush e shpëtoi…

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Kush ju lajmëroi?

Babai: Ishte goca tjetër në Tiranë

Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?

Babai: Tre muaj

Kur kishit folur për herë të fundit?

Babai: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes, a jeni mirë dhe kaq.

Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?

Babai: Jo, nuk na ka thënë asgjë

Me Erladon ishte martuar në gusht?

Babai: Në qershor

Ishin divorcuar?

Babai: Po, u ndanë

Me motrat nuk kishte shprehur që dhunohej

Babai: Nuk jam në gjendje të flas….Ja kemi lënë drejtësisë këtë punë.

Related article  U filmua nga qytetarët/ Shefi i komisarjatit Mat e pëson keq

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi kishin kurorëzuar martesën e tyre në qershor të vitit 2025 dhe kishin nisur jetën së bashku në Lezhë. Por martesa e tyre zgjati vetëm tre muaj, për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes çiftit, që përfunduan me divorc.

Pas ndarjes, 25-vjeçarja u zhvendos në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Burime policore bëjnë me dije se më 9 mars, një ditë para ngjarjes tragjike, ish-bashkëshorti ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe kishte shkuar në banesën e saj në Tiranë. Dyshohet se mes tyre ka pasur një tjetër përballje, gjatë së cilës i riu mund ta ketë dhunuar.

Related article  Shkuan të ekzekutonin urdhër-arrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Në këqyrjen paraprake të trupit të pajetë janë konstatuar shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizin, i dyshuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Hetuesit po punojnë gjithashtu për të zbuluar edhe se si 25-vjeçarja arriti të sigurojë fostoksinën, një lëndë e rrezikshme dhe e ndaluar për përdorim të pakontrolluar.

Published inLajme