Skip to content

Furtunë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj, mësohet se ka firmosur shkarkimin nga detyra të rreth 20 drejtorëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Ajo që është e paqartë, duket se këto lëvizje lidhen me strukturimin e bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit të saj për fushatën zgjedhore të 11 majit, apo janë lëvizje të diktuara nga hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet së paku për 4 vepra të rënda penale.

Related article  Zhduken shishet e veres me vlere 3 milione euro, Fevziu ben reagimin e papritur! Policia eshte e shitur....

“Që prej ditës kur SPAK firmosi urdhër arrestet për 3 drejtorët kryesorë të Bashkisë, Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushës për aferën “5D”, si dhe masa ndaluese për disa zyrtarë të tjerë të lartë, Erjon Veliaj ka bërë disa herë ndryshime në institucionin që drejton.

Related article  25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari italian gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin përlotës

Pak kohë më parë ai largoi një numër të madhe zyrtarësh të Bashkisë, mesa duket për të shfryrë skandalin 5D. VNA ka mësuar së përgjatë dy ditëve te fundit, kryebashkiaku që është nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale, ka bërë ndryshime të reja. Ai ka firmosur largimin e 20 zyrtarëve dhe shefave të sektorëve. Burimet konfirmuan se është larguar Anjeza Capllani, Julinda Dhame, Berton Hoxha, Jona Molla.

Related article  “Bashkë do flasim kur të dalim!”Ola kërcënon Gjestin?

Është larguar po ashtu drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit si dhe shefja e IT, si dhe Dition Shkurta i UKT-së.

Po ashtu janë bërë lëvizje dhe ne drejtorinë e Urbanistikës. Arsyet se përse Veliaj ka bërë këtë valë të madhe lëvizjesh mbetet e paqartë.

Published inLajme