Skip to content

Forcat Speciale kapin të shumëkërkuarin në Malin e Tomorrit – VIDEO dhe EMRI. Detajet e aksionit

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe policia e Durrësit kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Dorian Beu, i cili ishte i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Related article  Katër vite i “zhdukur”, Renato Mekolli shqetëson ndjekësit me pamjen e fundit (Foto)

Detajet e operacionit dhe akuzat

Arrestimi u bë i mundur falë informacioneve të sigurta se Beu po lëvizte në zonën e Malit të Tomorrit me automjet. Forcat operacionale e lokalizuan dhe e ndaluan atë.

Related article  Vrasja e dyfishtë nisi për një kafe, detaje të reja nga krimi

Dorian Beu ishte në kërkim që nga viti 2023, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Related article  'Rama te mos...' Rama tentoi t'i mbyllte gojen duke e arrestuar, lirohet 'Cekici 14' dhe i con mesazhin trondites

Ekzekutimi i masës së sigurisë u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme.

Published inShowbizz