Skip to content

Katër vite i “zhdukur”, Renato Mekolli shqetëson ndjekësit me pamjen e fundit (Foto)

Dikur ishte ndër personat më të komentuar. Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekollin mund ta shihje kudo.

Në ekran, në Youtube, në Tiktok, me rreptësinë e tij kundrejt konkurentëve që ishte komentuar shumë.

Por, pandemia e zhduku në tërësi nga syri i publikut. Me të përfunduar sezonet e formatit, ai nuk u bë më “i gjallë”.

Related article  Facebook dhe Instagram marrin vendimin drastik: Pas 14 janarit nuk…

Llogaria e tij në Instagram është aktive por postimi i fundit mbetet ai i janarit 2021 duke bërë që ndjekësit të hamendësojnë mbi gjendjen e Renatos, të shqetësuar.

Pasi mbylli restorantin e tij “Umami”, për një periudhë kohore, larg syrit të publikut, Mekolli ka punuar në një tjetër restorant në Tiranë.

Related article  PAMJE të rënda, Gjyshërit torturojnë për vdekje 2-vjeçarin, ja cfarë ndodhi

Ndërkohë, ndjekësit kanë gjetur më në fund detaje mbi atë se ku është tani Renato.

Shefi po punon prej kohësh në një restorant në Greqi. Biznesi ka publikuar edhe disa fotografi të tij që janë bërë virale në TikTok.

Related article  20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re në këtë parajsë tokësore!

Në to, vërehet ndryshimi i dukshëm i shef Renatos në këto katër vite mungesë në syrin e publikut.

Nuk dihet nëse ai ka ndonjë plan të rikthehet me diçka të re në ekran, së shpejti.

Published inShowbizz