Në rubrikën e fund vitit “Ngjarjet që kanë shkaktuar polemika ndër vite” kemi zgjedhur që të rikujtojmë një histori të dhimbshme ku një taksist përdhunoi mbesën e gruas së tij në dy raste.
Një e mitur 15-vjeçare ka denoncuar sesi është abuzuar seksualisht nga burri i hallës.
Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.
“Në Janar të vitit 2015, Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshatin Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që të iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”, shprehet ajo.
“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte…

