Skip to content

EMRI/ Në lule të rinisë! Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Vlorë

Policia ka identifikuar të riun, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar këtë të dielë në rrugën e lumit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se viktima është 22-vjeçari Fatjon Kasaj, i cili ka qenë duke drejtuar një motor tip “Yamaha” në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga shtetasi J. K., 80 vjeç, nga Vlora.

I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë “copë copë” në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Related article  Kjo do i sjelle fundin kryeministrit shqiptar?! Gazetari amerikan trondit: Rama tani do shkoje ne...

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inLajme