Skip to content

Aksident i rëndë në Durrës/ Dy makina përfundojnë në kanal, raportohet për 7 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-kënetës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pas aksidentit kanë përfunduar të dyja makinat në një kanal anash rrugës.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 7 persona, ku 5 prej tyre janë fëmijë, teksa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Related article  E fundit! Del shkrèsa e SPAK qe kerkon árrèstimin e Belinda Ballukut, dhe

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inLajme